Lajme
Cili shtet evropian është prodhuesi më i madh i akullores?
Mësohet se gjatë vitit 2020 BE ka prodhuar mbi 2.9 milionë litra akullore, rreth 9% më pak se sa një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se vendet anëtare të BE-së kanë eksportuar 232 milionë kilogramë akullore jashtë Unionit, me vlerë totale 752 milionë euro, shkruan euronews.
Gjermania është vendi kryesor për prodhimin e akullores mes vendeve të BE-së për vitin 2020, me 642 milionë litra akullore. Pas saj vjen Franca me 516 milionë litra dhe Italia me 509 litra akullore të prodhuara në një vit.
Përveç se është prodhuesja më e madhe në BE, Gjermania gjithashtu ka edhe çmimin më të lirë për litër, 1.3 euro.
Kurse, Franca ka raportuar çmimin më të lartë, 2.2 euro për një litër akullore e ndjekur nga Italia me 2 euro.
Ndonëse Gjermania është prodhuesja më e madhe, Franca qëndron në krye sa i takon eksportit me 59 milionë kg. Në vend të dytë është Holanda me 38 milionë kg akullore dhe e treta Gjermania me 29 milionë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













