Lajme
Skandali që lëkundi neutralitetin e Zvicrës
Për dekada me radhë, shërbimet e Inteligjencës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë kanë shfrytëzuar pajisjet enkriptuese të kompanisë zvicerane “Crypto AG” për t’i spiunuar vendet e tjera dhe hollësitë e kësaj, të zbardhura këtë javë, kanë nxitur zemërim ngado.
Prej kohës së Luftës së Ftohtë deri në vitet 2000 “Crypto AG” u ka shitur këso pajisjesh më shumë se 120 qeverive në botën mbarë. Makinat ishin enkriptuar, ama këtë javë u mësua se CIA dhe BND-ja gjermane i kanë manipuluar këto pajisje, ashtu që të mund t’i thyejnë kodet dhe të zbërthejnë me mijëra mesazhe.
Fjalët për këtë kanë qarkuar edhe në të shkuarën, por jo gjithkush di për këtë.
Neutraliteti zviceran ka rëndësi
Ishin vetëm një grusht shtetesh në planet që kishin zgjedhur neutralitetin; Austria ishte njëra, Suedia tjetra. Por asnjë shtet kurrë nuk është bërë simbol i neutralitetit sikurse Zvicra.
Tani që skandali i “Crypto AG” është zbërthyer me të gjitha hollësitë shoqëruese, nuk ka gazetë apo transmetues në këtë vend që nuk po e vë në pikëpyetje pikërisht neutralitetin e Zvicrës, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













