Kosova

Çitaku në OKB thotë se Kosova mbetet fuqishëm e përkushtuar për dialog

Çitaku ka kundërshtuar pohimet e Beogradit zyrtar se numri i serbëve të zhvendosur është 200 mijë, duke thënë se këto shifra janë të pasakta

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur për të diskutuar për raportin e ri të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për Kosovën.

Në fjalën e saj ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kundërvënien e Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO.

Ajo tha se Kosova mbetet fuqishëm e përkushtuar në dialogun me Serbinë. Çitaku ka kundërshtuar pohimet e Beogradit zyrtar se numri i serbëve të zhvendosur është 200 mijë, duke thënë se këto shifra janë të pasakta.

Ndërsa zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, pohoi se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është pika kryesore që e do ky shtet.