Lajme
Çka duhet të dini për çajin e kaçes?
Kaça është frut trëndafili dhe shpesh mund ta hasni si të egër, gjatë shëtitjeve nëpër bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë, apo kudo në rajon. Është frut që fillon të formohet pas poletizimit të suksesshëm të luleve në pranverë dhe fillim të verës, dhe piqet në fund të verës dhe gjatë vjeshtës. Ka ngjyrë të kuqe dhe nuanca të tjera të kuqes në të verdhë.
Çaji prej kaçe përdoret kryesisht për parandalimin dhe trajtimin e gripëve të ndryhshëm dhe ftohjes. Po ashtu parandalon ulçera dhe irritime në stomak. Është i mirë për të trajtuar edhe diarrean dhe gurët në tëmth.
Për më tepër, ky çaj përdoret edhe për çrregullime në veshkë dhe çrregullimeve në fshikëz.
Më të vjetrve u preferohet për dhimbje të shpinës dhe këmbëve, nyjeve, dhe atyre me diabet që kanë nivele të larta të kolesterolit (yndyrës në gjak), për ethe, temperaturë dhe sidomos ndihmon në dijeta për humbje peshe.
Përndryshe, çaji i kaçës është antioksidues i fortë. Vitaminat që i përmban janë: vitamina A, C, E, K, niacina, acidi folik, acidi pantotenik dhe kolina. Mineralet që çaji i kaçës përmban janë: kalciumi, hekuri, magneziumi, fosfori, kaliumi, natriumi, zinku dhe manganezi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













