Lajme

“Ç’ka Ka Qëllu”, prapë në listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut për 2024

“Ç’ka Ka Qëllu”, një restorant shqiptar në Nju-Jork, ka fituar një vend në listën e 100 restoranteve më të mira të qytetit për vitin 2024, duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peizazhin e afro tridhjetë mijë restoranteve të qytetit të Nju-Jorkut.

Ky veçim i një restoranti të traditës shqiptare në New York nxjerr në pah edhe një herë përkushtimin e restorantit për të shfaqur shijet dhe traditat e pasura të Shqipërisë, duke ofruar një përvojë autentike të ngrënies që rezonon si me vendasit, ashtu edhe me të huajt që vizitojnë Nju-Jorkun, transmeton albinfo.ch.

Restoranti, i themeluar nga pronari Ramiz Kukaj, ka më shumë se një dekadë që shquhet për ambientin e tij autentik mesdhetar, atë të Ballkanit perëndimor, i pasuruar me stendat në muret e lokalit me artefakte historike shqiptare që dekorojnë brendësinë, duke ofruar një përvojë unike kulturore. Që nga hapja e tij një dekadë më parë “Çka Ka Qëllu” është kthyer në një gur themeli për kuzhinën shqiptare në New York, duke filluar fillimisht në Bronx, më përpara se të zgjerohej në Manhattan dhe së fundi edhe në Stamford të Connecticut.

Po ashtu edhe zgjedhja për të dytën herë në radhë nga prestigjiozja The New York Times, e këtij restoranti në New York, zënia e një vendi në listën e 100 restoranteve më të mira, patjetër që e pasqyron edhe atë përsosmërinë e “Çka Ka Qëllu” në skenën konkurruese të ngrënies në New York. Njohja e vazhdueshme e restorantit është bërë nga subjekte më prestigjioze në NYC, duke përfshirë edhe televizionet, revistat e gazetat më prestigjioze në NYC, duke pasqyruar gjithsesi në një farë mënyre edhe angazhimin e vazhdueshëm për përsosmërinë e kuzhinës dhe promovimin e kulturës shqiptare përmes ushqimit, të showman-it, Ramiz Kukaj nga Kosova.

“Ç’ka Ka Qëllu”, kështu është përzgjedhur për të dytën herë nga “The New York Times”,  si një ndër 100 më të mirët në New York, dhe kjo është bërë përsëri nga prestigjozja amerikane, e cila e ka vendosur  këtë restorant 100% tradicional shqiptar për ta përzgjedhur në mesin e afro 30 mijë të tillë, sa ka qyteti i Nju-Jorkut.

 

Kritiku Pete Wells ka qenë i befasuar nga caktimi i New York Times, për të përpiluar listën e njëqind restoranteve më të mira në New York City.

Ai shkruante në NYT që as do ta kishte imagjinuar ndonjëherë, që redaktorët e New York Times, mbasi kishin parë zgjedhjen e tij, të vitit të kaluar për vendet më të mira të qytetit për të ngrënë: “100 restorantet më të mira në qytetin e Nju Jorkut 2023”,  të vendosin që edhe për 2024, të  vlerësojnë përpjekjen e tij për të përmendur 100 restorantet më mira në New York, qytet ky që ka përafërsisht 30 mijë restorante.

“Se “2023”-shi do të nënkuptonte atë se unë do ta bëj përsëri në 2024, përzgjedhjen e 100 restoranteve më të mira në New York City, ishte pikërisht ajo që donin redaktorët e New York Times, ishte reagimi im i parë, ishte me të vërtet një befasi. Kjo, pra ishte ajo që u pasua me “2024”-tën nga mesa kuptova unë për këtë prestigjioze, kur bëhet fjalë për të  ngrënë, shijshëm dhe të veçantë në qytetin e New York-ut” thotë Wells.

Ai tregon se njëzet e dy vende në këtë edicion të “100 restorantet më të mira në NYC 2024” janë të reja: “Unë kam ngrënë gjithsej në më shumë se 100 restorante në 12 muajt e fundit, të viti të kaluar, dhe të gjitha komentet e mia, për të zgjedhur 100 më të mirët ndër restorante, e bëjë mbasi unë paguaj çekun dhe ne nuk pranojë ushqime falas, duke e konsideruar veten si çdo klient”.

Restoranti “Ç’ka Ka Qëllu” – me tri lokacione, dy në New York (Bronx dhe Manhattan) dhe një Stamford(CT) janë pronë dhe një ide e krijimit të Ramiz Kukajt dhe djalit të tij, të cilët sjellin në NY pasionin e tyre për ushqimin tradicional shqiptar, dizajnin e bukur dhe mikpritjen e ngrohtë, të gjitha këto të realizuara në mënyrë të shijshme dhe të përsosur nën një “çati” ose si e quan pronari i saj “Folenë e Shqiptarëve”, ato lokale që tashmë njihen jo vetëm në Amerikë, por që jehona e tyre ka mbërritur deri në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Fb, Ramiz Kukaj shkruajti pas këtij vlerësimi se janë ndier të lumtur dhe krenarë për renditjen e The New York Times në një ndër 100 restorantet ma të mira nga 27 000 restorantet në NYC, edhe për vitin 2024, të restorantit autentik shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”. “Pa dyshim puna, por edhe dashuria për vendlindjen tonë zgjon vëmendjen dhe kureshtjen e çdokujt. Dhe, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe amerikanëve e vizitorëve të huaj në Nju-Jork”.