Kosova
Paqartësi në çështjen e aplikimit për pensionet nga Serbia
Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në procedurë të trajtimit të rastit të dy personave që kanë bërë thirrje për aplikim individual
Mostrajtimi i çështjes së pensioneve të marra nga Serbia nga ana e institucioneve të vendit ka shtyrë pensionistët që në mënyrë individuale të kërkojnë zgjidhje dhe të gjejnë mënyra për të siguruar pensionin e ndalur nga Serbia.
Disa të tillë zgjidhje kanë provuar të gjejnë duke iu përgjigjur një lajmërimi, që dy persona e kishin bërë në korrik të këtij viti. Por veprimtaria e tyre ishte ndaluar nga organet e drejtësisë që rastin e kanë cilësuar si mashtrim, shkruan Koha Ditore, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria Themelore në Prishtinë është ende në procedurë të trajtimit të rastit, kur të ndaluar kanë qenë Hilmi Kastrati dhe Ismet Shufta. Personat në fjalë ishin ndaluar nga Policia, ishin intervistuar dhe pastaj liruar në procedurë të rregullt.
Për çështjen e pensioneve të ndalura nga Serbia, gazeta ka provuar që të marrë një përgjigje nga ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. I njëjti që nga e premtja e javës së kaluar nuk është përgjigjur lidhur me atë se si është trajtuar kjo çështje, ose nëse është trajtuar në mandatin e tij
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










