Shqipëria
Çka ndryshon për lëvizjen e shqiptarëve pasi Holanda kërkoi kthimin e vizave
Deputetët holandezë kërkuan që shqiptarët të mos lejohen të futen në Mbretërinë e Holandës nëse më parë nuk janë pajisur me viza nga konsullata e ambasadës holandeze në Tiranë, duke kaluar në filtra dhe pagesa për vizë
Parlamenti i Holandës, ka votuar për rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.
Ky vendim megjithatë nuk mund të hyjë në fuqi nëse nuk miratohet edhe nga Evropa. Pas këtij votimi në Parlament, qeveria e Holandës do t’i kërkojë Këshillit Evropian pranimin e mocionit në mënyrë që në këtë shtet shqiptarët të futen vetëm me regjim vizash.
Rikthimi i regjimit të vizave shihet si mundësi për të frenuar edhe kontigjentin kriminal nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Schengenit në drejtim të Holandës ku ushtrojnë veprimtari të paligjshme, shkruajnë mediat shqiptare.
Por, çfarë do të ndodhë me vizat, sepse vendet tjera nuk janë të përfshira. Kështu nëse një shqiptar do të lëvizë me mjete transporti publik si trena, autobusë, etj. nga një vend i BE në Holandë, ose duke lëvizur me mjete personale, në kushtet kur lëvizja brenda BE është e lirë, duket e pamundur të funksionojë kjo masë drastike, përveçse nëse Holanda ngre postblloqe duke u investuar enkas kundër shqiptarëve.
Deputetët holandezë kërkuan që shqiptarët të mos lejohen të futen në Mbretërinë e Holandës nëse më parë nuk janë pajisur me viza nga konsullata e ambasadës holandeze në Tiranë, duke kaluar në filtra dhe pagesa për vizë. Si shkak është ‘mafia shqiptare’.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Schengen.
Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Schengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi.
Lidhur me këtë çështje, që ka hetuar edhe shqiptarët, ka reaguar edhe Qeveria Holandeze.
“Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët. Për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave. Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.
Qeveria e Holandës sqaron se për momentin procedurat për viza për shtetasit shqiptarë mbetet e njëjtë.
“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pasaporte biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? Ndryshimi i karrierës shpesh paraqitet si një hap i guximshëm dhe frymëzues, por realiteti është dukshëm... -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë












