Lajme
Çmime sipas qejfit
Naftëtarët në Kosovë po i rrisin çmimet e derivateve kur po u teket dhe sipas dëshirës. Së fundi, një litër naftë ka shkuar deri në 1.18 euro, kurse benzina nga 1.15 deri 1.17 euro.
Këto janë çmimet me të larta viteve të fundit. Shoqata e Naftëtarëve arsyetohet se është rritur cilësia e naftës dhe janë ngritur çmimet në bursën ndërkombëtare.Me hesap të naftëtarëve, kosovarët duhet të fillojnë ta praktikojnë ecjen në këmbë më shumë. Kështu, sepse çmimet e derivateve kanë hipur aq lart, sa nuk mbahet mend të ketë ndodhur viteve të fundit.
Tani për tani, çmimi i naftës me pakicë nëpër pika të shitjes ka shkuar deri në 1.18 euro, derisa benzina kushton nga 1.15 deri 1.17 euro. Por, vetëm pak ditë me parë ishte krejt ndryshe. Një litër naftë ishte 1.15 euro, derisa pak a shumë njëjtë ishte edhe benzina.Por, nëse flasim për disa muaj më herët, dallimi është tepër i madh. Në korrik të vitit të kaluar, një litër naftë sillej nga 1.02-1.07 euro, kurse benzina 1.04-1.08 euro.Zyrtarët e kompanive të naftës nuk kanë pranuar të flasin për ndryshimet e fundit të çmimeve.
Ata veç pranojnë se janë të larta dhe se janë normale, pas ngritjes se çmimeve në tregjet e huaja.Ndërkaq, Shoqata e Naftëtarëve i ka konfirmuar këto çmime dhe ka arsyetuar se të njëjtat janë rritur për shkak të rritjes se cilësisë se naftës dhe rritjes se çmimeve në bursën ndërkombëtare. Kreu i kësaj shoqate, Nazmi Bytyqi, ka sqaruar se rritja ka ardhur pas forcimit të dollarit dhe më pas ngritjes së çmimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjenevë: Donis Sadushaj, nëpunës ndërkombëtar civil pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) Donis Sadushaj, një qytetar model i integrimit në Zvicër ...
-
Libri i Fatmire Sopës dhe ai i Miradije Maliqit do të promovohen në Bernë
-
Lozanë: Organizohet një seminar mbi gjuhën shqipe dhe rolin historik të qytetit të Manastirit
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
-
Kosovarja nga Austria, e pasionuar për trashëgiminë kulturore shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Donis Sadushaj, nëpunës ndërkombëtar civil pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) Donis Sadushaj, një qytetar model i integrimit në Zvicër ...
-
Bazeli, vendi më i mirë për të shijuar tregjet e Krishtlindjeve
-
Beat Jans: Zvicra nuk mund ta zgjidhë sfidën e migrimit dhe azilit e vetme
-
Kur Vuçiqi portretizohet si “pëllumb i paqes” dhe “Vilhelm Teli serb”
-
Parlamenti zviceran shkurton buxhetin e ndihmës për të huajt