Lajme
Çmimet e naftës, në nivelin më të ulët prej janarit
Çmimi i një fuqie në bursën e Londrës javën e kaluar ra me 5.7% në 85.15 dollarë, ndërsa në bursën amerikane fuçia ra me 7.5%, në 78.75 dollarë.
Çmimet e naftës ranë në nivelin më të ulët në tregjet botërore javën e kaluar, për të katërtën herë radhazi, pasi bankat qendrore rrisin normat e interesit për shkak të inflacionit të lartë, i cili mund të shkaktojë një recesion dhe si rrjedhojë një rënie të kërkesës për ‘arin e zi’.
Rënia e çmimeve në nivelin më të ulët që nga mesi i janarit është pasojë e ngadalësimit të rritjes së ekonomive më të mëdha në botë dhe rrezikut në rritje të recesionit. Për shkak të inflacionit të lartë, bankat qendrore rrisin normat e interesit, gjë që ngadalëson rritjen ekonomike dhe në këtë mënyrë dobëson kërkesën për energji.
Javën e kaluar bankat qendrore të SHBA-së dhe Zvicrës rritën normat bazë të interesit me 0.75 pikë përqindjeje dhe bankat qendrore britanike dhe norvegjeze me gjysmë pikë.
Tregtarët kanë frikë se kostot më të larta të huamarrjes do të mbysin rritjen ekonomike dhe do të shkaktojnë një recesion, dhe frika e tyre u mbështet nga një sondazh i S&P Global të premten, i cili tregoi për të tretin muaj radhazi në rënien e PMI të biznesit në eurozonë të shtatorit.
“Një recesion në eurozonë ka shumë të ngjarë,” përfundon ekonomisti i S&P Global, Chris Williamson. Si rezultat, çmimet e naftës ranë me rreth 5% të premten.
“Indekset e dobëta të PMI evropiane, shqetësimet për rritjen për shkak të shtrëngimit agresiv të politikës monetare në SHBA dhe Evropë po rëndojnë mbi aktivet me rrezik. As çmimet e naftës nuk janë të imunizuar nga këto frikëra të lidhura me rritjen”, shpjegon Giovanni Staunovo nga banka zvicerane UBS.
Një dollar i fortë ndikon negativisht edhe në çmimin e naftës. Indeksi i dollarit, i cili tregon fitime kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, u rrit 3% javën e kaluar për të arritur një nivel të ri 20-vjeçar. Dhe rritja e çmimit të naftës për blerësit në monedha të tjera ndikon negativisht në kërkesë.
“Frika e një recesioni, rritjet e shpeshta të normave të interesit nga bankat qendrore dhe forca e dollarit tejkaluan tensionet gjeopolitike”, tha Tamas Varga i PVM Oil Associates.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












