Lajme
SHBA: Çmimi i naftës me shifra rekord, më i larti që nga viti 2012
Çmimi i naftës së papërpunuar arriti $110 dollarë për fuçi, teksa fushata e sulmeve ruse në Ukrainë po frikëson tregjet globale rreth një tronditjeje të mundshme në furnizimet me naftë në mbarë botën.
Në SHBA nafta brent u rrit me rreth 9%, duke kapur shifrën $113,63 dollarë për fuçi – niveli më i lartë ky që prej vitit 2014.
Ndërsa në Europë çmimi i gazit natyror u rrit me plot 60%, duke kapur shifrën rekord prej €194 ose $215 dollarë për 1 megavat orë.
Resurset natyrore ruse nuk janë prekur ende nga sanksionet e Perëndimit pas vendimit të Kremiln për të pushtuar Ukrainën, por ky mbetet ende një opsion për SHBA-në dhe Europën, duke bërë që investitorët të hezitojnë ta blejnë naftën ruse, si pasojë e pasigurisë aktuale, e cila është e lidhur edhe me kufizimin e transaksioneve me sektorin bankar rus, si dhe heqjen e Rusisë nga sistemi global SWIFT.
Ndërkohë çmimet e gazit në SHBA po rriten me një shpejtësi, e cila nuk është hasur qysh prej Uraganit Katrina në vitin 2005.
Çmimi mesatar i gazit në rang kombëtar atje arriti $3.92 dollarë për një galon, çmimi më i lartë ky që prej prillit 2012./Euronews
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














