Bota
Çmimi i naftës pritet të rritet
SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania i kanë mbështetur pohimet saudite se Irani mund të qëndrojë prapa sulmeve të rafinerive të naftës
Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, deklaroi do të ketë një rritje “të paimagjinueshme” të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare nëse nuk ndërmerret një aksion global kundër Iranit.
Bin Salman fajësoi Republikën islamike për sulmet e 14 shtatorit në rafineritë sauditë të naftës, të cilat përgjysmuan prodhimin e vendit të tij dhe shkaktuan një rritje të menjëhershme të kuotimit të ‘arit të zi’.
“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta për të penguar Iranin, ne do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat globale. Furnizimi me naftë do të tkurret dhe çmimi i saj do të kapërcejë në shifra që nuk i kemi parë ndonjëherë në kohërat tona”, u shpreh Mohammed bin Salman, transmeton TCH.
SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania i kanë mbështetur pohimet saudite se pas sulmeve të mesit të shtatorit qëndronte Irani, edhe pse përgjegjësinë në atë rast e morën rebelet Houthi në Jemen.
Bin Salman u shpreh se do të preferonte një zgjidhje politike dhe jo një përgjigje ushtarake ndaj Iranit, me argumentin se një luftë mes Arabisë Saudite dhe regjimit të ajatollahëve do të shembte, sipas tij, ekonominë globale.
Në të njëjtën intervistë, princi mohoi ta ketë dhënë ai urdhrin për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, por shtoi se ai krim i shëmtuar ishte një gabim i rëndë, për të cilin ai si lideri i monarkisë merr përgjegjësi të plotë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”














