Integrimi
CNN shkruan për babë e bijë, shqiptarë, që u ngjitën në Everest
Helikopteri ndaloi në Lukla, një qytet i vogël, i njohur si porti i Malit Everest.
Vendosur në pamjen e gjelbër të maleve të Himalajeve, dhe thuhet se është një nga zonat më të rrezikshme të uljes në botë, përcjell albinfo.ch.
Një grup alpinistësh po presin për fluturimet e tyre. Ata që u përpoqën të ngjitin me sukses Everestin, janë të lehtë për t’u identifikuar nga fytyrat e tyre të djegura nga dielli dhe nga lodhja e dukshme.
Teksa helikopteri ynë zbret në kampin bazë, lartësia të godet si një tull. Frymëmarrja rëndohet dhe të duket sikur po përpiqesh të marrësh ajër me një elefant të ulur në gjoks.
Sezoni ka mbaruar tashmë. Zhurma e alpinistëve në pritje nëse ata do të jenë në gjendje të kalojnë një nga majat më të mëdha dhe më të vështira në botë. Kampi është kryesisht i braktisur, përveç nga pastrimi i ekuipazheve dhe disa alpinistë që ia kishin dalë të zbresin poshtë, përcjell albinfo.ch.
Shtatëmbëdhjetëvjeçarja Mrika Nikqi dhe babai i saj Arindi, nga Kosova, thonë se vendosën të prisnin një mot më të kthjelltë.
“Epo, u ndjeva mrekullueshëm“, thotë Mrika për ngjitjen e tyre. “Ishte shumë mirë, na duhej të prisnim në Kampin 2 për shkak të disa problemeve, por kur ato u rregulluan, ishim vetëm ne, patëm mot të mirë, nuk u dorëzuam për 9 orë“, përcjell albinfo.ch.
Babai i saj është krenar, përkrahës i ëndrrës së vajzës së tij: Ajo synon të jetë personi më i ri për të përfunduar atë që njihet si “seven of seven”, duke mbledhur shtatë majat më të larta në të gjithë shtatë kontinentet para se të mbushë 18 vjet.
“Ne pamë trupa të vdekur gjatë rrugës. Mendoja se ndoshta kjo mund të ndikonte negativisht në të, ajo është vetëm 17 vjeçe, por jo, ajo e kaloi atë“, thotë Arindi, përcjell albinfo.ch.
“Ju e dini çfarë, kur vendosni të vini dhe ngjiteni në Everest, ju përgatiteni se do të shihni trupa të vdekur“, shton Mrika. “Ndoshta diçka mund të të ndodhë me ty, me atin tënd, ose me këdo që je duke u ngjitur, kështu që ti përgatitesh, sheh një trup të vdekur dhe sikur është në rregull, ai ka shkuar, unë nuk dua të jem si ai, të ecësh përpara“.
“Ju mendoni se jeni supernjerëzor“, thotë ai. “Por, kur të arrish atje, natyra ka plane të tjera më të mëdha“.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit













