Lajme
Covid-19, ekspertët paralajmërojnë mutacione të reja gjatë vjeshtës
Nënvarinati Ba2 i Omicron është dominant në këtë periudhë të verës.
Dyfishohen infektimet nga koronavirusi. Java e tretë e qershorit ka shënuar një rritje të rasteve pozitive me Covid-19.
Mbi 130 të infektuar janë konfirmuar 24 orët e fundit, ndërkohë që në fillim të muajit kjo shifër varionte nga 50 deri 65 raste në ditë. Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik është një situatë e pritshme për shkak të grumbullimeve, aktiviteteve të ndryshme dhe sezonit turistik.
Nënvarinati Ba2 i Omicron është dominant në këtë periudhë të verës. Sipas epidemiologut Artan Simaku, pjesa më e madhe e të prekurve po e kalojnë si grip dhe pozitiv është fakti që prej javësh nuk ka humbje jete. Edhe numri i të shtruarve në spital ka pësuar një rritje të lehtë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, po marrin shërbim 8 pacientë, por koha e qëndrimit është shumë më e shkurtër se variantet e para të Covid-19. Ndërkohë, ekspertët e ISHP vijojnë thirrjet për të vijuar vaksinimin, pasi vjeshta mund të ketë në qarkullim mutacione të reja të Covid-19.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













