Lajme
COVID-19 në Gjermani: Paragjykime ka edhe ndaj familjeve nga Kosova
Është bërë e ditur se Göttingeni është prej vendeve në Gjermani ndër më të prekurat nga virusi, pasi që numri i të infektuarve është duke u rritur. Kjo po shoqërohet edhe me stigmatizimin e të huajve. Sipas një artikulli nga DW, thuhet se paragjykime ka edhe ndaj familjeve nga Kosova.
Sipas statistikave të fundit në Gjermani, qyteti universitar i Göttingenit arriti brenda një jave numrin e 50 infeksioneve të reja me Covid19 për 100,000 banorë. Nëse ky nivel kalohet, në qytet do të rivendosen përsëri masat e karantinës. Dhe kjo varet kryesisht nga zhvillimet e mëtejshme në bllokun e banimit Iduna, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se përgjegjësja e shtabit të krizës për qytetin, Petra Broistedt, ka urdhëruar ngritjen e një qendre ambulante testimi në garazhin e bllokut të banimit Iduna, për të shmangur infeksione të mëtejshme gjatë rrugës për në klinika. Mjekë dhe studentë të mjekësisë testuan gjatë fundjavës mbi 400 banorë që banojnë në këtë kompleks me 407 banesa.
“Aktualisht kemi 60 të infektuar në kompleksin e banimit Iduna”, shpjegon Broistedt, “të gjithë personat e infektuar dhe kontaktet e shkallës së parë do të qëndrojnë në karantinë për dy javë”. Anëtarja e Këshillit bashkiak të qytetit nuk ka pranuar të shpallë karantinë të plotë për këtë kompleks banimi, siç kanë kërkuar tashmë disa në Göttingen. “Ne nuk mund të vendosim një gardh dhe tela me gjemba rreth këtij kompleksi banimi. Ai nuk është burg”, thotë Broistedt.
Kompleksin Iduna e quajnë tani “Kompleksi Corona”
Heiko, i cili jeton prej vitesh në kompleksin Iduna, ndiehet ditët e fundit si i burgosur dhe si kriminel. Si të gjithë banorët e kompleksit, të cilin tani të gjithë e quajnë “Kompleksi Corona”, edhe atë shumë banorë të qytetit e bëjnë përgjegjës për shpërthimin e Coronës dhe për faktin se të gjitha shkollat në Göttingen do të mbyllen edhe për një javë tjetër, thotë ai. “Njerëzit më hedhin vështrime të shtrembëra në rrugë, apo më shajnë. Disa madje kanë pështyrë pas kurrizit tim.”
Paragjykime ndaj familjeve nga Kosova
Edhe më fort të prekur prej fajësimeve janë një numër familjesh nga Kosova që kanë ardhur në Gjermani në vitet 90 si dhe familje arabe. Prokuroria po heton, sepse Drejtoria e Shëndetit Publik dyshon se shkak për përhapjen e virusit ka qenë një festë e madhe private me rastin e përfundimit të Ramazanit, ku ishin mbledhur shumë vetë si dhe një grup prej 30 meshkujsh që kishin qenë në një Shisha-Bar dhe kishin ngatërruar masakat pasi kishin pirë nargjile.
Partitë e djathta dhe përkrahësit e tyre po e ndezin situatën me postime raciste në rrjetet sociale.
Familjet nga Kosova ankohen për stigmatizim dhe e kundërshtojnë me forcë faktin se kanë organizuar festa të mëdha me rastin e Bajramit. Ato thonë se “zero pacienti” kishte një kombësi tjetër dhe se ato e kishin informuar në mënyrë të përsëritur Drejtorinë e Shëndetit Publik që “zero pacienti” kishte shkelur karantinën, por pa sukses.
Raportim mediatik i njëanshëm
Meinhart Ramaswamy, anëtar i Këshillit bashkiak të qytetit, i cili ka vite që kujdeset për familjet nga Kosova, kritikon faktin se mediat kanë informuar në mënyrë të njëanshme. „Ne kishim një dentist këtu në Gëtingen, i cili ishte për ski në Ischgl të Austrisë, ku pati shpërthim të Coronës dhe pasi u kthye, mjekoi këtu 500 pacientë. Askush nuk shkroi në media për të”, thotë Meinhart Ramaswamy. Sipas politikanit vendor:”Në një kompleks, ku jetojnë shumë njerëz në hapësira shumë të ngushta, është bazë për shpërthime epidemish”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën














