Lajme

Çupi dhe Junod flasin për bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin

Ai ishte shumë i lumtur kur mësoi se, Bashkim Iseni me origjinë nga RMV-ja është shef i Departamentit të Migracionit në qytetin e Lozanës

Dr. Sc. Xhemail Çupi,  Ministër i angazhuar për Diasporë në Maqedoninë e Veriut po qëndron në Zvicër, ku u takua me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod.

Njoftimin e ka bërë të ditur, Çupi në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch. “Takimi që sot më ka lënë përshtypje të veçantë është takimi me kryetarin e qytetit të Lozanës, z. Grégoire Junod. Në takim u shkëmbyen përvoja në lidhje me bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin. Kryetarin e komunës e njoftova në lidhje me aktivitetet tona që ndërlidhen me diasporën tonë në Konfederatën Zvicerane.

Një nder i veçantë ishte lajmi i kryetarit të komunës se z. Bashkim Iseni me origjinë nga RMV-ja është shef i Departamentit të Migracionit në qytetin e Lozanës, i cili do të jetë urë lidhëse për bashkëpunimin e ardhshëm të drejtpërdrejtë me qytetet dhe komunat e RMV-së në shumë fusha, me theks të veçantë me ata komuna që pranuan hapjen e Qendrave të diasporës.

Kryetari i komunës shprehu mirënjohjen për vizitën tonë, e cila paraqet një fakt shtesë për integrimin e diasporës sonë në Konfederatën Zvicerane”, ka shkruar Çupi në Facebook.