Shkurt.ch
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në Evropë, për të huajt
Në mesin e dhjetë qyteteve me kosto më të lartë për të huajt në botë hyjnë edhe dy qytete tjera zvicerane: Gjeneva është në vendin e shtatë ndërsa Berna, në vendin e dhjetë
Në asnjë qytet në Evropë çmimet e kostos jetësore për të huajt nuk janë më të larta se në Cyrih. Sipas të dhënave që dalin nga një studim i kompanisë këshillimore Mercer, Cyrihu në këtë drejtim zë vendin e parë në Evropë dhe të katërtin në botë, shkruan srf.ch.
Të huajt në këtë studim janë identifikuar ata që quhen “expats”, që janë ekspertë ose të dërguar të tjerë të niveleve të larta, të kompanive botërore.
Është interesante se qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt është kryeqyteti i Angolës, Luanda. Një vit më parë, në krye të listës ka qenë Hong-Kongu, i cili tash ka rënë në vendin e dytë, transmeton albinfo.ch. I treti në këtë listë është kryeqyteti i Japonisë, Tokio.
Në mesin e dhjetë qyteteve me kosto më të lartë për të huajt në botë hyjnë edhe dy qytete tjera zvicerane: Gjeneva është në vendin e shtatë ndërsa Berna, në vendin e dhjetë.
Qyteti më i lirë për të huajt, sipas studimit, është Tunisi.
Për përpilimin e kësaj liste, autorët e studimit kanë bërë krahasimin e çmimeve për 200 prodhime dhe shërbime, si banimi, ushqimi, veshmbathja etj.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











