CH-Ballkani
Daçiq nuk i ka kënduar vetëm Erdoganit, por edhe Edi Ramës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për këngën që i këndoi presidentit turk Erdogan gjatë vizitës së tij në Beograd, në fillim të kësaj jave. Në një tekst autorial për gazetën ‘Alo’, të shkruar për 100 ditëshin e qeverisë së re serbe, ai ka thënë se i ka kënduar edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, apo edhe politikanëve të njohur të Evropës.
Daçiq ka thënë se me këtë formë diplomacie Serbia po fiton dhe do të fitojë, pasi ajo e mëparshmja e ultimatumeve dhe e forcës ka treguar se është dështim, përcjell albinfo.ch.
“Po, kam kënduar dhe do të këndoj. I kam kënduar Merkel-it, Sergej Lavrovit, Ashtonit, Ramës, Erdoganit dhe Putinit. Do t”i këndoj edhe Trump-it nëse ka nevojë, nuk më vjen turp. Diplomacia dhe fitoret diplomatike nganjëherë arrihen me këngë, me sharm, me shaka të mira dhe jo vetëm me ultimatume, reciprocitet dhe forcë. Serbia nuk është në pozitë të shtyhet me gjoks, e pamë se si kjo na ka sjellë dekada prapa”, ka shkruar Daçiq.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë












