Shqipëria përtej bregdetit
Daily Mail: Raportazh për Shqipërinë me pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmime të lira
Reportazhi është kryesisht në Gjirokastër, derisa është realizuar nga Thomas W. Hodgkinson, me titullin “Pamje e bukur, njerëz simpatikë dhe lirë sa patatinat. Shqipëria është e bërë për ta shijuar familjarët”
E përditshmja britanike “Daily Mail” ka bërë një reportazh për Shqipërinë, duke treguar për bukuritë e shumta, sidomos në jug, por edhe për jetesën e shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
Reportazhi është kryesisht në Gjirokastër, derisa është realizuar nga Thomas W. Hodgkinson, me titullin “Pamje e bukur, njerëz simpatikë dhe lirë sa patatinat. Shqipëria është e bërë për ta shijuar familjarët”.
“Unë udhëtova nga kryeqyteti Tirana me gruan time dhe djalin e vogël. Ajo që pashë ishte ç’rregullsia arkitektonike dhe që mu duk më pak joshëse se e Belgjikës. Pastaj vinin malet. Në fund të shfaqej qyteti i gurtë i Gjirokastrës i shkrirë poshtë malit dhe një kështjellë e madhe imponuese. Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmime më të lira se kudo në Evropë. Gjirokastra ka një pamje ngjitëse me malin bashkuar me kështjellën ashtu si askush nuk e ka menduar”, shkruan në reportazhin e “Daily Mail”.
“Qyteti është ndërtuar në fillimet e shekullit të 19-të nga Ali Pasha, një guvernator otoman i njohur për shijet seksuale pasi kishte një harem me 300 gra. Mesa duket 300 nuk e kishin kënaqur sa duhet sa thuhet se ai tentoi të kapte edhe mbesën e tij, por kur ajo e refuzoi ai e vrau. Histori të tilla janë në kontraste me njerëzit që takuam ne dhe pritjen e ngrohtë që na bënë në Gjirokastër”, theksohet më tej.
“Gjirokastra është vetëm 30 km nga kufiri ku mund të shkosh drejt ishullit grek të Korfuzit ku arrin në më pak se një orë. E bëra edhe unë këtë rrugë. Atje një dhomë do të kushtojë mijëra euro në javë, ndërsa në Shqipëri disa qindra”.
Gjirokastra është shumë afër Butrintit, një pasuri botërore e UNESCO. Më pas është Syri i kaltër, një njollë bukurie për notuesit ku uji i ftohtë del nga thellësia. Është shumë afër Saranda për ata që duan detin dhe bregun apo klubet e natës së Korfuzit.
“Të huajt e tjerë që takuam ishin njerëz të aventurës. Këshilla ime? Prentoni një dhomë sa më shpjet në Gjirokastër para se gjërat të ndryshojnë”.
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











