Lajme
Daily Mail: Shqipëria, parajsë për pastrimin e parave
Mediat britanike e komentojnë me shqetësim planin e rikthyer para zgjedhjeve nga qeveria shqiptare për një amnisti fiskale.
Sipas tabloidit Daily Mail, Shqipëria mund të bëhet një “parajsë e pastrimit të parave” për bosët e drogës nëse miratohet ligji që u mundëso të fshehin qindra miliona para kriminale.
Qeveria shqiptare, shkruan gazeta, po prezanton një “amnisti fiskale”, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave. Këtë zhvillim, tabloidi britanik e lidh me hetimin se kreu kjo media, e cila pretendon se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe një pikë karburanti në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA), një zyrë e ngjashme me FBI-në amerikane, ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur “në mënyrë eksponenciale” gjatë katër ose pesë vjetëve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në vendin e tyre.
Daily Mail shkruan se këtë vit më shumë se 13 mijë shqiptarë kanë arritur ilegalisht në Britani të Madhe përmes Kanalit të La Manshit, me varka të vogla.
Artikulli evidenton për ilustrim rastin e një anëtari shqiptar të një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund, të cilit së fundi i është konfiskuar një vilë, tri apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në Shqipëri.
Sipas medias britanike, paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri.
Vlera e lejeve të ndërtimit në Tiranë, sipas vlerësimit të artikullit është rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.
Bandat e krimit të organizuar dyshohet se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale në Shqipëri, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit, fshehjen e dhjetëra-mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen e rrotave të kamionëve me kartmonedha.
Tabloidi tregon në një rast se një çifti shqiptar që po udhëtonte me një foshnjë 9-muajshe iu sekuestruan 100 mijë paund në kroskotin e automjetit tip Audi. Drejtuesi i mjetit u dënua me 4 vjet burgim.
Një zyrtar shqiptar citohet t’i ketë thënë medias britanike se shumë shqiptarë largohen nga vendi pasi nuk kanë asgjë, dhe pasi shkojnë në Angli, kthehen pesë vjet më vonë duke ngarë makina luksoze dhe duke blerë vila. /Ora News
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut Që nga fundi i qershorit, pasagjerët që nisen nga Aeroporti i Cyrihut janë lejuar të mbajnë... -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit













