Kosova
Daka: Votimi jashtë Kosovës, mundësi për manipulim
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se votat nga Serbia gjithmonë kanë ardhur në mënyrën e njëjtë.
“Këto vota kanë ardh me kohë, para ditës së zgjedhjeve më mënyrën e njëjtë. KQZ asnjëherë nuk i ka ndërruar procedurat e pranimit të atyre votave. Subjektet nuk janë ankuar herave të tjera, sepse nuk ka pasë rezultate kaq të ngushta. KQZ nuk plotëson dëshira, zbaton procedura”, ka thënë Daka.
Ajo ka përmendur faktin se Posta e Kosovës dhe Posta e Serbisë nuk bashkëpunojnë.
“Votimi jashtë Kosovës është shumë vështirë i menaxhueshëm dhe lehtë i manipulueshëm. Votimi jashtë është vështirë të organizohet për 30 ditë. Kjo na ka shkaktuar probleme më së shumti”, ka thënë Daka në Klankosova, përcjell albinfo.ch
Daka ka theksuar se PZAP nuk i ka shqyrtuar asnjë palë vota, qoftë ato nga Serbia apo mërgata.
“Është e vërtetë që formulari i shtypur ka qenë gabim teknik që është korrigjuar nga ana e KQZ-së. Për gjashtë ditë është bërë rinumërimi i të gjitha kutive që kanë pasë formularin e plotësuar gabimisht. Formularët tjerë, rreth 2 mijë kanë qenë të plotësuar në mënyrë korrekte. Nëse është dëmtuar dikush janë dëmtuar dy subjektet e para, ndërsa subjektet tjera nuk kanë qenë të dëmtuara”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













