Kosova
Manipulon regjistrimin e automjetit për ta importuar në Kosovë
Hetuesit gjetën manipulime në dokumentin e regjistrimit. Arsyeja dyshohet të jetë në rregulloret e importit në Kosovë për automjete e përdorura
Nuk është regjistruar sipas rregullave, nuk është siguruar dhe për më tepër, ka shenja të fshirjes me gomë në dokumentin e regjistrimit të automjetit, shkruan pnp.de.
Një shtetas kosovar 36 vjeç është akuzuar për këto shkelje ndërsa donte të udhëtonte nga Franca në Kosovë me makinën e tij të blerë së fundmi, transmeton albinfo.ch. Ai është kontrolluar nga hetuesit e Policisë Kufitare në Piding, Gjermani.
Kur i kontrolluan dokumentin francez të regjistrimit të automjeteve, hetuesit gjetën manipulime (fshirje) në të. Arsyeja për një gjë të tillë dyshohet se ka të bëjë me rregulloret e importit për automjete të përdorura në Republikën e Kosovës.
Fakti nëse makina që ai po përdorte gjatë inspektimit ishte e siguruar apo regjistruar siç duhet, duhet të përcaktohet vetëm gjatë hetimeve të mëtejshme në konsultim me autoritetet franceze.
Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe do t’i dërgohet zyrës së prokurorit publik në Traunstein së bashku me padinë, përcjell albinfo.ch. Vazhdimi i udhëtimit të kosovarit me makinën e tij u parandalua, për shkaqe procedurale.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













