Lajme

Oferta të reja testimi në Zvicër me çmime të ulëta

Testimi nga 47 frang, tani me abonim mund të merrni për 11 frang

Ndërsa testimi nuk është më falas për të pavaksinuarit, një kompani, Dagobert sàrl, nisi një ofertë abonimi në Cyrih dhe St. Gallen për të ulur çmimin e testimit, transmeton albinfo.ch.

Për 165 franga, klientët kanë të drejtë në 15 testime për një muaj. Kjo rezulton në 11 franga për test, në vend të 47 frangave të rekomanduara nga qeveria për testin e shpejtë të antigjenit.

Drejtori menaxhues i Dagobert, Dominik Stattler, tha se testet e tij janë të besueshme, pasi kompania punëson shumë mjekë për të mbikëqyrur cilësinë e testeve dhe punonjësit i nënshtrohen certifikimit të brendshëm, të siguruar nga specialistë të sëmundjeve infektive.

Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë dhe farmacistët pohojnë se metodat e lira të shqyrtimit janë të një cilësie të diskutueshme.

“Kontrollet e kryera nga autoritetet mbikëqyrëse dhe këshillat publike kanë zbuluar mangësitë e disa prej këtyre ofertave”, sipas mjekut të kantonit të Bernës, Linda Nartey. /Albinfo.ch