Lajme

Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit

Një studim tregon se ka një ndryshim të madh në kujdesin shëndetësor midis Gjenevës dhe Vaud-it, si dhe Francës fqinje.

Sipas Observatorit Statistikor Ndërkufitar, ana zvicerane e rajonit përqendron tre të katërtat e mjekëve për më pak se gjysmën e popullsisë.

Në vitin 2025, Gjeneva numëron 120 mjekë për 10,000 banorë, krahasuar me vetëm 29 në Haute-Savoie dhe 18 në Ain, transmeton albinfo.ch.

Një pjesë e problemit është se profesionistët mjekësorë të trajnuar në Francë kanë tendencë të punësohen në Zvicër – ndoshta të tërhequr nga paga më të mira. Një e katërta e mjekëve në anën zvicerane janë kualifikuar në Francë.