Shkurt.ch
Dardana Sokoli, kosovarja tjetër në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë
Vanesa Krasniqi dhe Dardana Sokoli, dy kosovaret në mesin e 36 kandidatëve në konkurrencë për DSDS (Gjermania kërkon superstarin)
Përveç Vanesa Krasniqit edhe Dardane Sokoli, një këngëtare tjetër me prejardhje nga Gjakova e Kosovës, ka mahnitur me talentin e saj, mbrëmë në Këln publikun gjerman në shoun DSDS (Gjermania kërkon superstarin).
Kryesori i jurisë, Dieter Bohlen ka befasuar të gjithë me vendimin e papritur, që grupit prej 35 kandidatëve të kësaj gare, që do të udhtojnë në ishujt Maldive t’i bashkangjitet e Dardanja për pjesën tjetër të spektaklit..
E pereferuara e Dieter Bohlen ka udhtuar me shpenzimet që do t’i mbulojë vet kryesuesi i jurisë..
“Kemi vetëm 35 bileta, por unë jamë i gatshëm të paguajë për ty edhe biletën 36-të. Mendoj se ju kënduat bukur”, tha Bohlen, duke i dhënë edhe një mundësi Dardanes.
Një garë të fortë po bën edhe Vanessa Krasniqi për tu bërë ylli i muzikës në Gjermani. Ajo ka treguar edhe njëherë se është talente e muzikës dhe se nuk do të heq dorë për t’u bërë këngëtare.
Dieter Bohlen ka thënë të jetë i kënaqur me zërin e saj të fortë..
Vanesa Krasniqi është e njohur edhe nga spektakli i para katër viteve “Super Talent“, në një konkurrencë të ashpër kishte mbërritur deri në finalen e garës për talentet më të mëdhenj muzikorë të Gjermanisë.
Në linkun në vazhdim mund të ndiqni interpretimin e Dardanës dhe Vanesës me dy konkurrente tjera, që në paraqitjen e parë në Maldive nuk morën edhe aq fjalë të mira nga juria sikur në Këln të Gjermanisë..
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












