Futboll
Dardanët fillojnë përgatitjet për miqësoret e marsit
Stërvitja përveç se ka shërbyer për t’u njohur më mirë stafi i trajnerëve me lojtarët, ka qenë edhe mjaft intensive
Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij.
Pas një pushimi prej katër muajsh, Dardanët kthehen me një mision të ri – për rrugëtim të suksesshëm, gjë të cilën synojnë ta ndërtojnë, duke filluar nga dy miqësoret e këtij muaji jashtë vendit kundër Armenisë dhe Hungarisë.
Stërvitja e parë për këto miqësore është mbajtur të hënën, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë sesion të parë kanë qenë të pranishëm 17 futbollistë, ndërsa ekipi pritet të kompletohet në stërvitjen e nesërme. Atmosfera në kamp është shumë e mirë dhe angazhim i lojtarëve ka qenë në nivel të lartë në stërvitjen e parë.
Stërvitja përveç se ka shërbyer për t’u njohur më mirë stafi i trajnerëve me lojtarët, ka qenë edhe mjaft intensive, transmeton albinfo.ch.
Ambicia dhe optimizmi për një periudhë të re e të suksesshme është e pranishme te secili lojtar dhe stafi i Kombëtares.
Pas përfundimit të stërvitjes, Vedat Muriqi dhe Drilon Hazrollaj, kanë shprehur optimizmin e tyre për një fazë të re dhe të suksesshme të Dardanëve.
Për Hazrollajn ky është grumbullimi i parë me Kombëtaren. E këtë moment ai po e shijon në maksimum.
“Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi më ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur të jem me vite pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha ndër të tjera ai pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së.
E njëri nga futbollistët më me përvojë, Vedat Muriqi, tha se Kosova po e hap një faqe të re. “Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam për së afërmi të gjithë me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit. Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”, tha ndër të tjera Muriqi në deklaratën pas stërvitjes.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”











