Futboll
“Dardanët”, të motivuar për fitoren e parë
Kosova do të luajë ndaj Moldavisë, ku do të mungojë sulmuesi Vedat Muriqi
Kosova sonte nga ora 20:45 do të ketë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve (C), përkatësisht Grupi 3.
“Dardanët” do të luajnë ndaj Moldavisë në Parma të Italisë, për shkak se moldavët nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës dhe nuk kanë pranuar të luajnë në shtetin e tyre, duke e zhvendosur ndeshjen në Itali, shkruan albinfo.ch.
“Ndaj Moldavisë ne luajmë për të fituar, është një ndeshje kompetitive dhe në ndeshje të tilla ne gjithmonë luajmë për fitore”, ka deklaruar trajneri zviceran, Bernard Challandes në konferencën e fundit për media.
Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.
Për Moldavinë do të mungojë Vedat Muriqi, i lënduar, i cili nuk do të luajë as ndaj Greqisë, që zhvillohet tri ditë më vonë në Prishtinë.
Me Greqinë nuk do të luajnë as Milot Rashica, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu për shkak se nuk kanë marrë leje nga klubet e tyre, sepse do të duhej të hynin në karantinë kur të ktheheshin në vendet ku luajnë, si Gjermani e Zvicër.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës














