Kosova
Darya Daineka: Shqipen ma mësoi vjehrra
Nusja nga Bjellorusia tregon si merren vesh shqip me familjen e saj të re
Bjellorusja Darya Daineka, eksperte marketingu, e cila është nuse në Shqipëri, ka rrëfyer se gjuhën shqipe ia ka mësuar vjehrra e saj, përcjell albinfo.ch.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Darya ka treguar se me bashkëshortin është njohur kur ajo ka ardhur në Shqipëri në kohën e pandemisë Covid-19.
Ajo tha se pas disa takimeve, ajo vendosi të vinte dhe të jetonte në Shqipëri. Sipas saj, vendi ynë është shumë i bukur dhe shtoi se do të donte të kishte lindur këtu.
“Erdha në kohën e Coronavirus. Në një lokal u njoha me të dashurin tim. Kur erdha në Bjellorusi, folëm shumë në Instagram dhe më pas u takuam në Stamboll. E takova pas tre muajsh. Pastaj dy javë më pas u takuam në Tiranë. Pastaj vendosa që të vij të jetoj në Shqipëri.
Në Bjellorusi unë rri gjithmonë, por nuk ka diçka që është shumë e bukur, ndërsa Shqipëria është e pakrahasueshme për mua, shumë bukur. Unë nuk e di pse nuk kam lindur në Shqipëri. Për mua shqiptarët janë shumë të mirë. Ata më kanë ndihmuar mua shumë. Ata ndihmojnë për mua gjithmonë. Unë e kuptoj që do të mësoj shqip shumë shpejt.
Unë kam dy mësuese që të mësoj shqipen, por jo shumë muaj. Unë mësoj vetë ose me mamin e të dashurit, sepse me të dashurin unë flas vetëm anglisht. Ajo nuk di anglisht dhe flasim vetëm shqip, nëse unë nuk di një fjalë, ajo ma shpjegon. P.sh. kur ajo gaton, tregoi për mua çfarë është lulelakër, ndonjëherë ma tregon fjalën në rusisht, sepse di rusisht”, tha Darya.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












