Kosova
Abdixhiku takoi eurodeputetin McAllister në Gjermani, kërkon mbështetje nga mërgimtarët për të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është takuar me eurodeputetin David McAllister, në Winsen të Gjermanisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Abdixhiku ka kërkuar nga mërgimtarët mbështetje për McAllister në zgjedhjet evropiane, transmeton albinfo.ch.
“Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror. Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm që njeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik, duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













