Kosova
DASH kërkon “përmbushje urgjente të detyrimeve” nga Kurti dhe Vuçiq
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke komentuar takimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me liderët evropianë, i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë, shkruan albinfo.ch.
Në një përgjigje për VOA nga Departamenti Amerikan i Shtetit, bëhet e ditur se SHBA mirëpret takimet e zhvilluara për të avancuar procesin e normalizimit.
“I mirëpresim takimet e zhvilluara për të avancuar procesin e normalizimit. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në bllok”, thuhet nga DASH.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025 Vitin e kaluar, Swissaid mbështeti gati 300,000 njerëz në dhjetë vende përmes bashkëpunimit për zhvillim dhe... -
Thatësira vazhdon në Zvicër pavarësisht shirave -
Zviceranët blejnë më pak televizorë të rinj për Kupën e Botës sesa në të kaluarën -
CNN: Marrëveshja SHBA–Iran mund të nënshkruhet të dielën në Gjenevë -
Zvicra zgjat misionin në KFOR deri në vitin 2029, rrit edhe kapacitetet rezervë ushtarake














