Sport
De Biasi: Nuk e merituam eliminimin
Gianni De Biasi shprehet i zhgënjyer që Shqipëria nuk kaloi në 8-ën e finales, duke shprehur lëvdata për ekipin shqiptar. Ai ekipin tij e vlerësoi me notën 8, derisa thotë se “nuk e merituan eliminimin në këtë fazë”
Trajneri italian i Kombëtares shqiptare të Futbollit, italiani Gianni De Biasi shprehet i zhgënjyer që ekipi i tij nuk kaloi në 8-ën e finales, duke shprehur lëvdata për ekipin shqiptar. Ai ekipin tij e vlerësoi me notën 8, derisa thotë se Shqipëria nuk meritoi të eliminimin në këtë fazë.
Në një intervistë për TCH, të cilën e transmeton Albinfo.Ch, de Biassi shprehet i mërzitur. Ai tha se Shqipëria shpresonte në ndeshjen e djeshme Portugali-Hungari, por thotë se nuk e ndihmuan as ndeshjet e martës. “Jemi këtu të zhgënjyer dhe të hidhëruar për largimin në shtëpi”, shprehet italiani, i cili ka marrë lëvdata të mëdha në kampionatin evropian nga njohësit e futbollit.
Shpresoje në ndeshjen që pamë sot mes Portugalisë dhe Hungarisë?
De Biasi: Shpresoja edhe në ndeshjet e të hënës dhe të martës që për fat të keq nuk na ndihmuan numerikisht. Jemi këtu të zhgënjyer dhe të hidhëruar për largimin në shtëpi. Besoj se kombëtarja jonë nuk e meritonte eliminimin, ndoshta paguam shumë shpërqendrimin në disa momente dhe presionin.
Mos ndoshta nuk duhet të shpresonim te të tjerët?
De Biasi: Ne si Shqipëri duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Në ndeshjen ndaj Francës duhet të shtrëngonim veten në minutat e fundit dhe të mos lejonim as golin e parë dhe as të dytin që na kushtëzoi kaq shumë. Gjithsesi tri ndeshje rresht kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë dhe besoj se ky është aspekt që duhet konsideruar në optikën e së ardhmes.
Çfarë note do t’i vinin ekipit tonë kombëtare pas këtij evropiani?
De Biasi: Nuk mund ta kritikoj ekipin, por duhet t’i heq kapelën pasi i dhamë mundësinë të tjerëve të bëjnë llogari. Kjo na penalizoi. Nëse ne do kishim luajtur sot ndeshjen e fundit mund të kishte shkuar ndryshe. I vë Shqipërisë notën 8 dhe notat nuk i jap lehtë. E jap për atë që dha në fushë dhe për përgatitjet që bëri këtë muaj. Bëri një Evropian që askush nuk e imagjinonte.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader













