Muzikë
Shqipëria në Eurovision: Alis ngjitet në skenën e gjysmëfinales së dytë me “Nan”
Shqipëria u përfaqësua në skenën e Eurovision Song Contest nga këngëtari Alis, i cili performoi në gjysmëfinalen e dytë të festivalit me këngën “Nan”, duke sjellë një paraqitje të veçantë dhe emocionale.
Në këtë natë të rëndësishme, Shqipëria u prezantua përmes një interpretimi që vuri në plan të parë emocionin, identitetin dhe fuqinë e muzikës shqiptare. Kjo është një këngë që flet për lidhjen me nënën dhe migrimin. Vargjet e kësaj kënge ndërsa u shkruan nga e dashura e Alis.
Kënga “Nan” interpretohet në gjuhën shqipe dhe vjen si një ndërthurje mes fuqisë vokale dhe ndjeshmërisë artistike të Alisit. Performanca u karakterizua nga një skenografi e thjeshtë, por e menduar mirë, duke e lënë në fokus kryesor vokalin dhe emocionin e këngës, që solli një atmosferë emocionale në skenë, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt muzikor ishte vlerësuar më herët në Shqipëri, pasi u shpall fitues i edicionit të 64-t të Festivali i Këngës në RTSH në vitin 2025, duke u veçuar për mesazhin e tij të dashurisë dhe interpretimin origjinal. Kjo fitore i siguroi Alisit mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në skenën e madhe evropiane.
Në përgjithësi, performanca e Alis me “Nan” u konsiderua një nga momentet më të ndjera të gjysmëfinales së dytë, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes së publikut ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













