Bota
Debat i nxehtë në Gjermani për shaminë
Çfarë simbolizon shamia e kokës për një myslimane? Për këtë debatohet shumë në Gjermani. Shkaku i ri: një konferencë e Universitetit Goethe në Frankfurt, e organizuar nga studiuesja, Susanne Schröter
Nuk ka debat që zhvillohet me kaq emocione në Gjermani, si ai për shaminë e kokës të myslimaneve. A është ajo shprehje e lirisë fetare apo simbol i shtypjes së gruas në islam? Dhe ku e kur mund ta vësh shaminë? Madje me pyetjen, nëse mësueset në shkollat publike duhet ta mbulojnë kokën janë marrë edhe gjykatat në Gjermani. E në lande të ndryshme gjermane janë marrë vendime të ndryshme, pra as këtu nuk ka një mendim final. Kapitulli më i ri i diskursit të zgjatur është një konferencë në Universitetin e Frankfurtit e cila debatohet në të gjithë Gjermaninë, raporton “DW”.
Akuza: Përhapja e aversionit kundër myslimanëve
Etnologja Susanne Schröter, profesore e studimeve të islamit kërkon që më 8 Maj të diskutojë për shaminë e kokës në një konferencë me titull: “Shamia e kokës në islam – simbol i dinjitetit apo shtypjes?” Por që para konferencës ajo has në kundërshtime. Një grup studentësh e kritikon projektin. Ata thonë, se me këtë konferencë ndizet aversioni i bazuar në paragjykime kundër myslimanëve dhe kërkojnë dorëheqjen e studiueses, përcjell albinfo.ch.
Zuher Jazmati, anëtar i iniciativës „Uni kundër racizmit antimysliman” e argumenton kështu refuzimin. „Thjesht as pyetja, nëse ka ndonjë vlerë, kur mban apo jo shami koke, nuk shtrohet për ne. Kjo është për të prekurit shumë bezdisëse, dhe bëhet më kurriz të tyre.” Diskutime të tilla kanë bërë që të ketë sulme të dhunshme kundër grave myslimane.
Shqetësim për të përbën edhe pjesëmarrja e të ftuarve si gazetarja, Alice Schwarzer, botuese e gazetës feministe „Emma” dhe kritikja e islamit, Necla Kelek. „Zonja Kelek ka shprehur shpesh në opinion qëndrime problematike dhe mbështet një diskurs racist. Nëse për këtë temë diskutohet, atëherë me ata njerëz që mbajnë shaminë e kokë që mund të flasin vetë për veten.” Ky grup kërkon që të mos zhvillohet konferenca.
Nuk ka plane për ndalimin e konferencës
Por profesorja nuk e mendon moszhvillimin e konferencës. „Kam menduar, se do të jetë një konferencë normale, që nuk sjell kaq reagime. Ne diskutojmë që prej 20 vitesh për shaminë e kokës”, thotë Schröter për DPA, agjencinë gjermane të lajmeve.
Në të njëjtën kohë shamia e kokës si simbol është mjaft i ngarkuar emocionalisht. Kemi ftuar edhe mbështetëse të shamisë së kokës, si teologen dhe eksperte e kuranit, Dina El-Omari që mban shami koke. Edhe universiteti e mbështet studiuesen Susanne Schröter. Konferenca ku dëgjohen zëra të ndryshëm është qartësisht pjesë e detyrave të saj, ka thënë presidentja e universitetit, Birgitta Wolff.
Universiteti vend debati
Susanne Schröter dëshiron që universiteti të mbetet vend i lirisë së mendimit dhe larmisë së opinioneve. „Universiteti është vendi ku zhvillohen diskutime, ku nuk përcaktojnë grupe të ndryshme lobimi, se çfarë mund të thuhet dhe çfarë jo. Kritikat ajo i cilësoi në një intervistë me „Die Welt” si „frikësim” dhe sulm ndaj lirisë së mendimit. Me akuzën e „racizmit antimysliman” refuzohet çdo lloj kritike ndaj islamit. „Shihet armiqësore ndaj islamit edhe të diskutosh për tema të tilla.” Nuk duket se do të ketë një kompromis. Zuher Jazmati thotë se, nuk e përfytyron dot, që me këta të ftuar të marrë pjesë në konferencë ai apo të tjerë nga iniciativa.
Shamia e kokës – grindje e vazhdueshme
Susanne Schröter është shprehur disa herë kritike ndaj shamisë së kokës. Në një aktivitet të organizatës „Terre des Femmes” ajo tha, sipas organizatorit, se shamia e kokës i kufizon gratë dhe është shpesh e lidhur me „një paketë të tërë rregullash të tjera”. Në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ajo botoi edhe një artikull me titull „Çfarë ka zoti kundër flokëve të pambuluar?” Së fundmi Shoqata e Universiteteve Gjermane, DHV ka paralajmëruar së fundmi për kufizimet në lirinë e mendimit në universitete. „Opinionet e kundërta duhet të respektohen dhe durohen”, theksoi presidenti i DHV, Prof. Bernhard Kepmen. Diferencat në mendime të atyre që mendojnë ndryshe duhen zhvilluar në një grindje argumentative, jo me bojkot, fyerje, mobing apo deri edhe dhunë.”
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












