Kosova
Dëbohet kosovari: Ka hyrë ilegalisht në Zvicër dhe ka punuar pa leje pune
Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit i është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026
Gjatë një kontrolli të trafikur, policia ka kapur një person, i cili, megjithë ndalimin që kishte për të hyrë në Zvicër po qëndronte këtu dhe punonte në skele (ndërtimtari) pa leje pune. Ai është arrestuar, gjobitur dhe dëbuar.
Në mbrëmjen e së hënës (27.06.2022), një patrullë policie në komunën Cham të Kantonit të Zug-ut ka ndaluar një furgon transporti dhe me atë rast ka kontrolluar tre personat që ndodheshin aty, transmeton albinfo.ch. Policia ka zbuluar se njëri prej tyre kishte një ndalim hyrjeje në Zvicër që ishte i vlefshëm deri më 30 korrik 2024.
27-vjeçari kosovar megjithatë ka hyrë në Zvicër më 4 qershor 2022 me tren nga Italia. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte punuar si punëtor në skele, pa pasur lejen e detyrueshme të punës, shkruan policia e Kantonit të Zugut në një komunikatë të saj..
Ai u arrestua dhe u dënua me gjobë nga gjyqtari me procedurë të shkurtër i prokurorisë publike të kantonit Zug për shkelje të rregulloreve të hyrjes, qëndrim të paligjshëm të qëllimshëm në Zvicër dhe punësim të paautorizuar.
Më tutje atë e ka dëbuar nga Zvicra Zyra e Migracionit e Kantonit të Zugut. Më saktë ai është deportuar në vendin e tij, Kosovë, të premten e kaluar (1 korrik 2022), përcjell albinfo.ch. Ndalimi i hyrjes për Zvicrën dhe vendet e Shengenit është zgjatur edhe për dy vjet, deri në fund të korrikut të vitit 2026.
Punëdhënësi i tij jashtë kantonit është gjithashtu përgjegjës. Ai akuzohet për shkelje të ligjit për të huajt dhe integrimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?














