Kosova
Degradimi i Brezovicës me ndërtime të shumta dhe pa leje
Bëhet e ditur se ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në komunën e Shtërpcës.
Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.
Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës:
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje Vlera e mallrave të vjedhura arrin në afërsisht 590,000 franga zvicerane, dhe dëmi total i pronës... -
Më pak udhëtime zvicerane drejt SHBA-së -
Zvicër: Rritje e vazhdueshme e numrit të personave që shmangin pagesën e biletës -
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj














