CH-Ballkani
Del Ponte ka dhënë dorëheqje nga Komisioni për krime në Siri
“Nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit nuk siguruam dot një rezolutë, e cila do të ndihmonte në themelimin e tribunalit për të gjitha krimet që janë kryer në Siri”
Prokuroria veterane, Carla del Ponte, ka dhënë dorëheqje nga hetimi i OKB-së për krimet e luftës në Siri, duke e kritikuar Këshillin e Sigurimit dhe duke thënë se qeveria siriane kishte përdorur armë kimike.
Ish-kryeprokurorja zvicerane, e cila hetoi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi, qysh në gusht kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqje nga Komisioni i OKB-së nga shkaku i mungesës së përkrahjes politike.
Duke u përshëndetur me Komisionin, që ishte themeluar para 6 vjetësh, Del Ponte ka thënë se ajo u desh të largohej nga shkaku i frustrimit.
“Nga bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit nuk siguruam dot një rezolutë, e cila do të ndihmonte në themelimin e tribunalit për të gjitha krimet që janë kryer në Siri,” tha ajo. Muajin e shkuar, Del Ponte i kishte thënë një gazete zvicerane që ka shumë dëshmi, të cilat do të mund ta ngarkojnë presidentin sirian për krime lufte.
Duke u larguar, ajo i tha ambasadorit sirian në OKB se kishte të drejtë kur përfundoi se regjimi i Assadit përdori armë kimike ndaj civilëve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz












