Bota
Del pozitiv me koronavirus mjeku që javën e kaluar i shtrëngoi duart me Putinin
Një mjek që e kishte drejtuar presidentin rus, Vladimir Putin, nëpër dhomat e një spitali, ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus është diagnostikuar edhe vetë si i infektuar.
Denis Protsenko, kryemjek në spitalin “Kommunarka” të Moskës, doli pozitiv në testin për koronavirus të martën, raportoi televizioni shtetëror rus.
Putini u takua me këtë mjek të mërkurën e kaluar gjatë një vizite të papritur në spital, gjatë së cilës ai i vizitoi disa dhoma dhe bisedoi me stafin mjekësor dhe pacientët, shkruan “The Guardian”.
Gjatë vizitës, Protsenko është fotografuar duke i shtrënguar duart me presidentin rus, kanë qëndruar bashkë në një ashensor dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur maskë të vendosur gjatë takimit.
Nuk është e qartë nëse mjeku ka qenë i infektuar para se Putini të shkonte për vizitë në spital. Sidoqoftë, Kremlini tha se të gjithë personat që takohen me presidentin kontrollohen paraprakisht në aspektin shëndetësor.
Një zëdhënës i Putinit nuk është përgjigjur në pyetjet nëse presidenti rus është testuar ditëve të fundit për koronavirus.
Vetëm të martën, Rusia i ka konfirmuar 500 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 2300 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Janë gjetur grimca metali në këto çokollata: COOP i tërheq nga tregu Nga tregu do të tërhiqen si çokollatat e shitura individualisht ashtu edhe ato në pako me... -
Gjashtë persona të përfshirë në një përleshje në Bernë, dy të lënduar -
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër












