Lajme
Deli Balidemaj emërohet këshilltar bashkiak i qytetit të Mynihut
I diplomuar në inxhinieri, Deli Balidemaj shqiptar nga Mali i Zi tash e tutje do të mbajë një pozitë të rëndëishme në shtetin gjerman. Ai është emëruar këshilltar bashkiak i qytetit të Mynihut duke pasuar Bernd Scheyer i cili dha dorëheqje nga mandati i tij të hënën për shkak të një relativizimi të Holokaustit. Schreyer e kishte krahasuar kritikën aktuale të politikës së të Gjelbërve me persekutimin e hebrenjve. Ai kishte kërkuar falje për këtë dhe kishte paralajmëruar tërheqjen e tij si pasojë.
Në një artikull të kushtuar nga gazeta gjermane Abendzeitung shkruhet se Balidemaj, 55 vjeçar ka ardhur në Mynih nga Martinajt, Plave e Guci para 25 vitesh, është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur. Sipas artikullit, ai aktualisht punon për kompaninë e qytetit it@M, e cila kujdeset për digjitalizimin në qytetin e Mynihut.
“Rreth dhjetë vjet më parë, Balidemaj filloi të përfshihej në politikë dhe në zgjedhjet e vitit 2018 u zgjodh në parlamentin e Bavarisë së Epërme. Ai është anëtar i komitetit të rrethit Feldmoching-Hasenbergl që nga viti 2020, ku u zgjodh nënkryetar i parë dhe gjithashtu mban detyrën e përgjegjësit për integrime. Integrimi është gjithashtu një nga prioritetet e tij politike. Përpos politikave integrative edhe politikat e digjitalizimit, çështjeve sociale, strehimit, sportit dhe gjithëpërfshirjes janë tema me prioritet në veprimtarinë politike të z. Balidemaj”, shkruan mes tjerash gazeta gjermane.
Ajo madje edhe citon Balidemajn. “Unë e di nga përvoja ime për pasojat e një politike te vonuar integruese dhe për këtë arsye kam filluar të përfshihet në politikë. Jam shumë i lumtur që tani mund ta bëj këtë në Këshillin Bashkiak të Mynihut. Ndihem i nderuar që mund t’i shërbej qytetit tim në këtë mënyrë.”, vitohet të ketë thënë ai.
Balidemaj, para 25 vjetësh ka migruar nga Plava e Guci e Malit të Zi për në Munih të Gjermanisë. Ai ka rreth dhjetë vjet që është aktiv në politik. Në vitin 2018 ai ishte anëtar i parlamentit të rrethit për të Gjelbrit, dhe në 2020, ishte anëtar i komitetit të rrethit Feldmoching-Hasenbergl. Një nga prioritetet e tij politike është tema e integrimit, për të cilën dëshiron të punojë edhe tashmë si këshilltar bashkie.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











