Sport
Demhasaj: Nuk hezitova t’i bashkohem Kosovës
Kosova ka ftuar gjashtë futbollistë të cilët luajnë në Super Ligën e Zvicrës
Kosova ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, fillimisht ndaj Maltës dhe më pas ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë.
Një nga futbollistët që është ftuar për herë të parë është Shkëlqim Demhasaj, i cili luan në Luzern të Zvicrës.
Kosova ka ftuar gjashtë futbollistë të cilët luajnë në Super Ligën e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë janë grumbulluar, mbrojtësi i Zürichut, Mirlind Kryeziu dhe sulmuesi i Luzernit, Shkëlqim Dehmasaj nga Luzerni.
Rregullisht, sidomos me ardhjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes, nga kampionati i Zvicrës po ftohen, Idriz Voca nga Luzerni, Arbenit Xhemaili nga Neuchatal XAMAX-si, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu nga FC Zürichu.
“Nuk ka qenë aspak e vështirë për mua për të vendosur për të luajtur për Kosovën”, ka thënë Demhasaj pas stërvitjes së martë, shkruan albinfo.ch.
“Jam i lumtur që jam këtu. Kam luajtur më parë për Zvicrën, derisa tani ndihem mirë te Kosova”, shtoi tutje sulmuesi 22-vjeçar.
Për mesfushorin Valon Berisha, ndeshja ndaj Maltës, do të jetë si një finale. “Synojmë fitore, por ndeshja e parë do të jetë më e vështirë sepse luajmë jashtë, gjithmonë jashtë kemi pasur më shumë problem. Mendoj se asaj ndeshje duhet t’i përkushtohemi shumë sepse është shumë më e rëndësishme sesa kur luajmë në shtëpi, pasi këtu me tifozë, me atmosferën është më lehtë ta motivosh veten”, ka deklaruar Berisha.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















