Shkurt.ch
Dënim i përjetshëm për nënën që ka vrarë tre fëmijët
Pesë vite më parë pati mbytur binjakët e saj të vegjël dhe para kësaj edhe një foshnjë të porsalindur
Gjykata e Qarkut në Horgen të Cyrihut ka dënuar me burgim të përjetshëm një nënë e cila pesë vite më parë pati mbytur binjakët e saj të vegjël dhe para kësaj edhe një foshnjë të porsalindur. Gjyqtarët e shpallën fajtore zviceranen 39 vjeçare për vrasje të shumëfishtë me paramendim.
Në dhjetorin e vitit të kaluar gruaja kishte pranuar se në vitin 2007, para kërshëndellave, i kishte mbytur dy binjakët duke i ngufatur. Këtë veprim ajo e kishte mohuar gjatë pesë viteve të hetimeve dhe të qëndrimit në burg.
Veç kësaj, ajo ka pranuar se në verën e vitit 1999 e kishte mbytur foshnjën e saj 7 javëshe. Deri në atë moment ishte menduar se foshnja kishte vdekur nga vdekja e papritur e foshnjave, që njihet në mjekësi si shkaktar i shpeshtë i vdekjeve në atë moshë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














