Lajme
Dënohet Bilal Shehu, aranzhoi takimin mes Ramës e Obamës
Prokurorët thonë se Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë rast, derisa ka pranuar se ka bërë fotografi me Obamën

Një gjykatë në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar shqiptarin Bilal Shehu, i cili i mundësoi Edi Ramës takimin ku do të ishte i pranishëm presidenti i SHBAve, Barack Obama në tetor të vitit 2012, ku kryeministri shqiptar përfitoi të bënte foto që më pas u shpërnda në mediat sociale, raporton albinfo.ch.
Shehu u dënua për donacionin me vlerë prej 80 mijë dollarëve, pasi pranoi se ishte një shumë me burim jashtë SHBAve. 48vjeçari u dënua me një vit burg me kusht.
Ai ka pranuar para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisko në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.
Prokurorët thonë se Rama ka mohuar të ketë lidhje me këtë rast, derisa ka pranuar se ka bërë fotografi me Obamën.
Edhe avokatët e shqiptarit me nënshtetësi amerikane kanë theksuar se klienti i tyre është penduar, derisa është i lumtur që do të ketë një rast të dytë të dëshmojë se është njëri i ndershëm.
E-Diaspora
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe! Janë me dhjetëra e qindra ata që ecin me krenari në gjurmët e prindërve të tyre,...
-
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
-
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
-
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
-
Zvicra pret Kosovën në Bazel më 5 shtator 2025
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran nuk gjen asnjë shenjë të viruseve tropikale te mushkonjat Nuk janë zbuluar viruse tropikale në popullatën e mushkonjave në kantonin zviceran të Bazelit...
-
Një kredi prej 20 milionë eurosh për ata që duan të largohen nga Brienz
-
Lajm i keq për pronarët e makinave elektrike në Zvicër
-
Deficiti i fondit të pensioneve të Zvicrës ka të ngjarë të jetë më i vogël se sa pritej
-
Qeveria dëshiron të mbrojë më mirë popullsinë e Zvicrës nga pandemitë e ardhshme