Kosova
Denoncime tjera për dhunë brenda qendrës së të moshuarve në Pejë, e konfirmon edhe Prokuroria

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë mund të mos jetë rasti i vetëm. Edhe një banore tjetër e kësaj qendre dyshohet se është keqtrajtuar më parë në këtë qendër. Për këtë rast, Tomor Hasani ka dërguar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por ai nuk ka marrë përgjigje. Hasani, në një bisedë për Gazetën Express ka dhënë detaje për rastin.
Vitin e kaluar, Tomor Hasani, ka dërguar një ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimin e një familjarjeje të tij. Ai tha se bëhet fjalë për hallën e babait të tij.
Ai ka treguar se e moshuara i është rrëfyer babait të tij, në këtë rast vëllait të vet.
“Gjyshi jem ka shku me vizitu motrën e vet dhe kur kanë fillu me bisedu ajo ka nisë me qajt dhe ka tregu që infermieret po sillen keq me të”, deklaroi Hasani.
Ai tha se nuk e di nëse bëhet fjalë për keqtrajtim fizik, mirëpo shtoi se familjarja e tij është ankuar se infermieret nuk po kujdesen mirë për të gjatë natës.
“Për keqtrajtim fizik nuk e di që ka pasë, mirëpo ndoshta prej frikës nuk ka tregu… Nuk e di, nuk mund të them asgjë për keqtrajtim fizik, mirëpo ajo ka thënë se verbalisht infermieret janë sillë keq. Psh, natën kur ka pasë nevojë, nuk kanë marrë ndihmë prej infermiereve”, tha Hasani.
Ai tha se për këtë çështje ka dërguar email në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje nga ta. ‘Përgjigje’ ai mori nga pronari i qendrës “Orenda”.
“Kam dërgu email në ministri, s’kam marrë përgjgije. Mirëpo kom marr prej drejtorit, i cili më ka thënë ‘pse ke vepru në mënyrë të njëanshme, e nuk na ke lajëmru neve’ dhe u ka bërë presion fëmijëve të hallës së babait me e tërheq ankesën, por unë nuk e kam tërheq”, tha ai.
Se ka edhe denoncime për raste të tjera brenda kësaj qendre e konfirmoi në një paraqitje për media edhe zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, përcjell albinfo.ch. Ai tha se po marrin denoncime të cilat po trajtohen nga prokuroria.
E-Diaspora
-
Kafeteria në Suedi dhe kolegët ku punonte Liridona Ademaj mbledhin para për familjen e saj Vrasja mizore e Liridona Ademajt i ka prekur shqiptarët në Suedi, atje ku ajo jetonte, por...
-
Këto janë Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch
-
Ambasadori Nano, me veshje kombëtare paraqitet para Trupit Diplomatik në Zvicër
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani
-
“The Sun” shkruan se Rita Ora kthehet në Kosovë për një projekt të ri larg muzikës
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane, kryesisht e kënaqur me cilësinë e kujdesit mjekësor Gati dy të tretat e 2,292 personave mbi 18 vjeç të anketuar besojnë se cilësia e...
-
Iniciativa zvicerane synon udhëheqjen globale në Inteligjencën Artificiale
-
Superkompjuteri zviceran, më i fuqishmi në botë, lansohet në shkurt 2024
-
Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Zvicrën, Poloninë dhe Çekinë
-
Kjo është arsyeja pse bashkitë vazhdojnë të financojnë qendrat e skive