E-Diaspora
I dënuari për vrasje të dyfishtë i dorëzohet Zvicrës, pas “pushimeve të gjata” në Kosovë
Më 17 janar 2018, pasi e kishte paralajmëruar ardhjen, ai është arrestuar, pa ushtruar rezistencë, në Aeroportin e Cyrihut. Menjëherë pas kësaj ai është bartur në burg ku do të vuajë dënimin me 17 vjet heqje lirie
Kur i ishte shqiptuar dënimi me 17 burg për vrasje të rëndë dhe vrasje me paramendim, në fund të vitit 2016, Demo B. ndodhej në Kosovë. Tash ai është kthyer nga “pushimi i gjatë” dhe është paraqitur për vuajtje të dënimit në Zvicër, shkruan solothurnerzeitung.ch..
Dema së bashku me të birin, në verën e vitit 2012 në Oensingen të Kantonit Solothurn kishte plagosur për vdekje dy persona. Edhe ata ishin babë e bir, miq familjarë, po ashtu nga Kosova, siç ka shkruar atëbotë edhe albinfo.ch. Dy vrasësit i ishin dorëzuar policisë po atë natë.
Por përderisa i riu pas paraburgimit e kishte vazhduar vuajtjen e dënimit pa shkëputje, babai i tij qe liruar përkohësisht nga paraburgimi. Për pjesëmarrjen në procesin në Gjykatën e Lartë (kantonale) ai kishte paraqitur një dëshmi mjeku dhe ndërkohë po qëndronte me pushime në Kosovë.
Verën që shkoi, personi sot 55 vjeçar po kërkohej me fletarrest ndërkombëtar ndërsa nga fundi i korrikut 2017 ai tashmë ishte arrestuar në Kosovë, ransmeton albinfo.ch. Atëbotë ishte thënë se personi me shtetësi të dyfishtë, zvicerane dhe kosovare, nuk do të ekstradohej në Zvicër. Kjo me shpjegimin se dënimi i tij nga Zvicra ishte “përkthyer” dhe ai mund ta vuante atë edhe në Kosovë.
Por në fakt ky pohim nuk ka qëndruar. “Nga fillimi i vitit, (2018) Demo B. ua ka komunikuar autoriteteve të burgjeve në Solothurn kthimin e tij në Zvicër”, thuhet në një komunikatë nga kancelaria e shtetit.
Kështu, më 17 janar 2018, pasi e kishte paralajmëruar ardhjen, ai është arrestuar, pa ushtruar rezistencë, në Aeroportin e Cyrihut. Menjëherë pas kësaj ai është bartur në burg ku do të vuajë dënimin me 17 vjet heqje lirie.
I biri, sot 29 vjeçar, është duke e vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












