Të tjera
Deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: “Mjaft është mjaft”

Një grup prej 26 deputetësh britanikë i kanë dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, duke kërkuar një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit ndaj Serbisë. Letra është nënshkruar nga përfaqësues të të gjitha partive politike dhe është udhëhequr nga Emma Lewell-Buck, kryetare e grupit parlamentar “Labour Friends of Kosovo & the Western Balkans”, transmeton albinfo.ch.
Shkak për këtë reagim të fortë ka qenë pjesëmarrja e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në paradën ushtarake të mbajtur në Moskë më 9 maj, një ngjarje që shihet gjerësisht si demonstrim force nga regjimi i Vladimir Putinit.
“Nën Presidentin Vuçiq, Serbia ka forcuar marrëdhëniet me Rusinë, duke qenë vendi i vetëm evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj saj që nga viti 2014,” thuhet në letër. Deputetët britanikë shprehin shqetësimin për përpjekjet e Vuçiqit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit dhe për lidhjet e tij me strukturat paramilitare dhe kriminale në veri të Kosovës.
Letra veçon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Milan Radoiçiqit në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, një akt që autorët e letrës e cilësojnë si “terrorizëm i mbështetur nga shteti serb”. Deputetët theksojnë se Serbia ka përdorur një retorikë të rrezikshme nacionaliste dhe ka vazhduar të refuzojë realitetin e pavarësisë së Kosovës.
Në dokumentin zyrtar, ata i bëjnë thirrje Qeverisë britanike të ndërmarrë një sërë hapash:
1. Të dënojë publikisht retorikën përçarëse dhe veprimet e destabilizuese të Presidentit Vuçiq.
2. Të miratojë sanksione të synuara ndaj Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
3. Të mbështesë më fuqishëm integrimin euroatlantik të Ballkanit dhe reformën demokratike në rajon.
Deputetët britanikë nënvizojnë se kjo letër nuk është një sulm ndaj popullit serb, por një përpjekje për të ndarë shpresat e qytetarëve për një të ardhme evropiane nga veprimet e një regjimi që “po rrëshqet drejt autokracisë”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV Këshilli Federal po kërkon burime të reja të ardhurash për të financuar Sigurimin e Pleqësisë dhe...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
Mbyllet versioni i shtypur i gazetës së fundit falas në Zvicër, “20 Minuten”
-
Kompania franceze SNCF paralajmëron për mashtrim për klientët zviceranë dhe francezë
-
Brienz mbyllet përsëri