Kosova
Deputetët kërkojnë ligj të ri për heqjen e monopolit në Homologim
Kuvendi i Kosovës ne seancë e jashtëzakonshme, sot po diskuton për çështjen e monopolit të homologimit.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, në hapjen e seancës, ka treguar tri kërkesat e opozitës për të demonopolizuar këtë treg. Ai ka thënë se si pikë e parë, duhet votuar shfuqizimi i menjëhershëm i udhëzimit që i pati dhënë monopolin në homologim EuroLabit.
Për pikë të dytë, ai ka propozuar që për dy muaj, duhet të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ. Ndërsa, deri në fund të vitit, ka thënë se duhet të liberalizohet plotësisht tregu i homologimit, trasnmeton albinfo.ch.
Ndërsa, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja, ka thënë se ka konflikt interesi në hartimin e udhëzimit administrativ. E Shqipe Pantina nga PSD-ja ka thënë se janë kundër monopolit dhe se shteti duhet të bëjë rregulla dhe të mbikëqyrë zbatimin e tyre.
E shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, fillimisht ka shprehur zhgënjimin e tij që kolegët e opozitës nuk i kanë ofruar mundësinë pozitës që të bëhen bashkë thirrës të kësaj seance. Krasniqi tha se PDK-ja është në favor të konkurrencës së lirë, fer, dhe lojale për mundësi të barabarta dhe kundër monopoleve.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














