Kosova
Deputeti gjerman kërkon qasje të balancuar në dialogun Kosovë-Serbi
Sipas tij, marrëveshjet duhet të përmbushen
Deputeti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherësh zëdhënës i politikës së jashtme të grupit parlamentar të AfD-së në Bundestagun gjerman, Petr Bystron, ka folur për situatën rreth dialogut të Kosovës dhe Serbisë dhe qasjes së partisë së tij karshi dy vendeve, për Kosovo-Online, përcjell albinfo.ch.
Bystron u shpreh se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Kosovën, AfD-ja do të mbajë një qëndrim më të balancuar, i cili do të siguronte përmbushjen e të gjitha obligimeve ndërkombëtare, ndërsa u shpreh se qëllimi i tyre do të ishte të inkurajojnë stabilitetin dhe paqen në rajon dhe kjo mund të nënkuptojë një pozicion më kritik ndaj Kosovës.
Sa i përket Beogradit, ai thotë se marrëdhëniet me Serbinë duhet të vendosen mbi një bazë solide që reflekton interesat e përbashkëta teksa në të njëjtën kohë, kjo mund të nënkuptojë edhe rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik, si dhe mbështetje për Serbinë në dialogun me Kosovën.
I pyetur se si do ta vlerësonte politikën aktuale ndaj Serbisë dhe Kosovës, e cila udhëhiqet kryesisht nga Partia e Gjelbër, përkatësisht ministrja Annalena Baerbock, Bystron vuri në dukje njëanshmërinë dhe fanatizmin ideologjik.
“Politika e të Gjelbërve është e njëanshme, e bazuar në ideologji. Qëndrimi i tyre injoroi realitetin kompleks në rajon dhe nuk mori parasysh interesat afatgjata të Gjermanisë. Nevojitet një pozicionim i ri. Ne do të kërkonim një konsideratë thelbësisht të re të politikës sonë ndaj Serbisë dhe Kosovës, bazuar në drejtësinë, realizmin dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Gjermania është e njëanshme, ai është përgjigjur pozitivisht, duke theksuar se politika gjermane ka treguar njëanshmëri që duhet korrigjuar.
Ndër të tjera ai vuri në dukje se Gjermania duhet të luajë një rol aktiv në rajon për të promovuar dialogun dhe bashkëpunimin, jo të mbajë anë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse