Kosova
Deputeti i LDK-së: Nuk e votoj mocionin – nuk bëjmë qeveri me PDK-në
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli, gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e mocionit kundër Qeverisë Kurti, theksoi se sot do të duhej të bëhen bashkë për të luftuar koronavirusin.
Avdyli deklaroi se nuk do duhej qytetarëve pos virusit t’u shtohet edhe kjo krizë politike.
“Sot ne duhej të bëhemi bashkë për përshakllëzimin e kësaj situate, tani nuk ka interesa politike por duhet tu sherbejmë qytetarëve nuk ka gjë me fisnike se shërbimit t vendit në këto kohë”
“Ne kishim probleme të mjaftushme edhe nga qeveritë e mëhershme, pos koronavirusit ne i shtumë edhe këtë krizë njerëzve”
Avdyli mes tjerash deklaroi se nuk do e votoj rrëzimin e Qeverisë.
“Me mocionin e sotëm po futemi në një paqartesi institucionale, duke krijuar një Qeveri që nuk e di sa do të ishte e bazuar në vullnetin e qytetarëve, por tani ne po bëjmë akrobacione politike që bien ndesh me vullnetin e qytetarëve”.
“Unë nuk e shoh si do të formohet një qeveri e re pasi i kemi disa vija të kuqe, ne kemi thënë që kurrë nuk do të shkojmë me PDK-në, e kemi një vendim e këtë e kemi thënë në cdo lagje e fshat se nuk bëhemi me PDK-në”
“Me AAK-në e NISMA nuk kemi vija të kuqe, mirëpo kto parti janë kundër heqjes se tarifës”.
“Mocioni duhet të shtyhet dhe unë nuk votoj pro këtij mocioni”, deklaroi Avdyli.
“Ky mocion është i ngutshëm dhe duhet të shtyhet, sot duhet të mendojmë për qytetarët dhe familjarët qe mund të jenë të infektuar ose mund të infektohen nga pandemia, sot duhet të mendojmë për njerëzit që kanë mbetnë shtëpi dhe nuk mund të marrin paga”
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen nis pilotin për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve Kantoni St. Gallen ka nisur një projekt pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve për referendume dhe... -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese












