CH-Ballkani
Dërgesat e mërgimtarëve përmirësuan standardin jetësor në Kosovë
Shuma prej mbi gjysmë miliardë euro në vit që hyjnë në Kosovë nga qytetarët e këtij vendi, të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, mund të ketë ndikuar që konsumi për kokë banori të shënoje rritje.
Rritja e konsumit, rrjedhimisht, ka përmirësuar kështu edhe standardin jetësor të qytetarëve të këtij vendi.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rritjen e konsumit kanë ndikuar shumë faktorë, por faktori kyç është vazhdimi i dërgesave nga diaspora.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i vazhdimit të nivelit të lartë të dërgesave nga ana e diasporës, pastaj rritja e pagave në sektorin publik, fillimi i dhënies së kontributeve për veteranët e luftës, rritja e asistencës sociale, dhe të gjitha këto kanë ndikuar që konsumi i përgjithshëm të jetë më i lartë sesa në vitet paraprake”, thotë Gashi, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, kishte vënë në pah rritje të konsumit për kokë banori për mbi tre për qind në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2015 ishte 2,461 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7,503 euro, si dhe për kokë banori 1,432 euro.
Këto të dhëna mbi konsumin e përgjithshëm, eksperti i ekonomisë Naim Gashi i thekson si një nga shtyllat kryesorë të ekonomisë në Kosovë, pasi që, siç sqaron ai,sa më i lartë të jetë konsumi, rritja ekonomike dhe pagesat për arkën e shtetit janë më të larta.
Ndërkaq, rritja e të ardhurave për kokë banori në vitin 2015 krahasuar me vitin 2014, sipas Gashit, është rezultat i rritjes ekonomike.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë Isa Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se gjendja e rëndë ekonomike e shumë familjeve në Kosovë ka alarmuar familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit që të ndihmojnë ata duke iu dërguar para.
Ai thotë se standardi jetësor i qytetarëve nuk mund të jetë përmirësuar gjatë viteve të fundit.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.
Një studim mbi remitencat në Kosovë, i bërë kohë më parë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregon se 43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë 22.4 për qind prej tyre kanë pranuar remitenca prej familjarëve.
Shteti ku më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











