Lajme
Dërgesat e telefonave të mençur të Kinës, më të ulëtat në 10 vjetët e fundit

Shitjet e telefonave të mençur kinezë në vitin 2022 kanë rënë me 13 për qind, e që është rënia më e madhe e këtij sektori në 10 vjetët e fundit, teksa klientët shpenzuan më me kujdes, bëri të ditur firma e kërkimit në treg IDC.
Numri total i dërgesave të pajisjeve ishte 286 milionë, një rënie nga 329 milionë të tilla nga viti paraprak. Kjo do të thotë se volumi i shitjes në vitin 2022 ishte më i ulëti që nga viti 2013, dhe është gjithashtu hera e parë që nga ai vit shitjet vjetore kanë rënë nën 300 milionë pajisje, thuhet në raportin e IDC.
Prodhuesi i pajisjeve Android, Vivo, ishte marka më e shitur e vitit, me një pjesë prej 18.6 për qind. Megjithatë, numri total i dërgesave pësoi rënie nga 25.1 për qind në shitjet nga viti në vit. Honor u listua si marka e dytë më e shitur, me dërgesat që u rriten me 34 për qind nga shitjet nga viti në vit, raporton Reuters.
Apple ishte marka e tretë më e shitur në vitin 2022, duke e mbajtur atë vend bashkë me markën Oppo. Shitjet e përgjithshme të Apple pësuan rënie në shitjet nga viti në vit duke tejkaluar përgjithësisht rënien e tregut.
Në tremujorin e katërt, pavarësisht se ishte marka më e shitur në periudhën tremujore, shitjet nga viti në vit për iPhone ishin ende në rënie, pasi problemet e zinxhirit të furnizimit të shkaktuara nga trazirat e punëtorëve në fabrikën e prodhuesit Foxconn në qytetin e Zhengzhou u përkeqësuan më keq se kërkesa e pritur, shkruan studiuesit.
Masat strikte të COVID-19 në Kinë, të cilat u ngritën edhe më shumë gjatë pranverës së vitit 2022 përgjatë disa qyteteve, i dhanë një goditje të madhe ekonomisë së vendit, e cila ra në një nga nivelet e saj më të këqija në gati gjysmë shekulli vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit Filmi dokumentar “Cascadeuses” i Elena Avdisë dhe ai artistik “Drii Winter” i Michael Koch, janë shpërblyer...
-
Zviceranët punojnë 1.5 ditë më shumë se në vitin 2010
-
Zvicra anulon fluturimet drejt disa qyteteve gjermane
-
Kryeqytetet e drogës në Evropë
-
QUINT nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve