Koronavirusi: çast pas çasti
Deri në 10 orë pritje në kufirin slloveno-austriak për shkak të kontrolleve
Vendosja nga Vjena e kontrolleve shëndetësore në kufirin slloven për shkak të koronavirusit ka shkaktuar radhë të gjata edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që pushuesit kanë pritur deri në 10 orë gjatë kësaj nate, sipas policisë.
Nyje të rëndësishme lidhëse në Europë në aksin verijugor, tuneli i Karawanken dhe ai Loiblit, në kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë, janë parë të formohen kolona me autovetura prej disa kilometrash për të rikthyerit nga pushimet, veçanërisht gjermanë dhe holandezë.
Edhe sot në mëngjes, kishte ende shtatë kilometra bllokime trafiku dhe tre orë pritje në hyrje të Karawanken. Në Loibl, pritja po zgjat prej pesë orësh.
Që prej të shtunës, Austria ka vendosur ndalimin e çdo veture që hyn në territorin e saj nga Sllovenia për të regjistruar të dhënat personale të çdo pasagjeri, edhe tranzit, në mënyrë për të bërë të mundur gjurmimin e rasteve me koronavirusin e ri.
Autoritetet lokale të rajonit kufitar të Carinthie kërkojnë të negociojnë me qeverinë austriake për një lehtësim të kontrolleve dhe për të lejuar kalimin e disa veturave më shpejt.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













