Lajme
Amerikanët planifikojnë udhëtime për festa
Derisa Evropa vazhdon me aplikimin e masave kufizuese.
Dhjetëra miliona amerikanë pritet të mblidhen me familjen dhe miqtë këtë javë, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë se festa e Falënderimeve mund të çojë në një shpërthim të infektimit me koronavirusin e ri.
Mesatarisht rreth 178.000 raste të reja me koronavirus regjistrohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa hospitalizimet janë dyfishuar që nga fillimi i muajit në 86,000, duke bërë që sistemi shëndetësor të jetë nën presion.
Në SHBA ka pasur edhe një rritje mesatare ditore të vdekjeve në 1.500 duke shtyrë zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin që të vendosin kufizime të reja.
Ndërsa numri i udhëtimeve është më i ulët se vitin e kaluar, ka shenja që paralajmërimet për kujdes, po bien në vesh të shurdhër, pasi miliona amerikanë vërshuan në aeroporte dhe autostrada përpara Festës së Falënderimeve të 26 nëntorit, shkruan rel, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë në Meksikë, Kisha Katolike njoftoi anulimin e pelegrinazhit më të madh katolik në botë, për shkak të pandemisë COVID-19.
Situata në Evropë
Në Evropë vendet po mundohen të vendosin nën kontroll situatën, pas një rritjeje të numrit të rasteve të reja gjatë vjeshtës, dhe paralajmërimeve për një dimër të vështirë.
Në Gjermani, kryeministrat e landeve ranë dakord të zgjasin kufizimet, të cilat janë aktualisht në fuqi, deri më 20 dhjetor.
Vendimi nga 16 landet e Gjermanisë, i cili pritet të miratohet nga qeveria federale, vjen derisa autoriteti i kontrollit të sëmundjes së Bashkimit Evropian paralajmëroi se masat aktuale në disa vende, përfshirë Gjermaninë ishin joadekuate.
Ndërkohë, bllokimi i dytë kombëtar i Francës, i vendosur që nga tetori, po ndihmon për të sjellë një rënie të numrit të rasteve të reja dhe hospitalizimeve. Sidoqoftë, më 23 nëntor ky vend regjistroi 500 vdekje të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 49,232.
Pas katër javësh bllokimi të pjesshëm, Britania e Madhe ka vendosur që në dhjetor të përfundojë një bllokim të përgjithshëm duke u kufizuar në izolime lokale.
Kjo do të thotë që masat do të merren në përputhje me nivelin e rasteve të koronavirusit.
Në Republikën Çeke, dhjetëra senatorë po padisin qeverinë në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e shumicës së dyqaneve me pakicë për shkak të pandemisë, situatë e cila, sipas tyre, po çon në “likuidimin e dyqaneve të vogla”.
Rusia vazhdon të përballet me një rritje të infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Dyshohet se numrat e vërtetë janë më të lartë sesa ato të raportuara.
Vendi shënoi një rekord të lartë të rasteve të reja më 23 nëntor: mbi 25 mijë.
Pavarësisht rasteve në rritje, autoritetet këmbëngulin se nuk ka plane për të vendosur një bllokim të dytë, ose për të mbyllur bizneset në të gjithë vendin.
Megjithëse ka një rritje alarmante të numrit të të infektuarve në pjesën më të madhe të botës, shpresat janë ngritur që një seri vaksinash të reja premtuese mund të bëhen gjerësisht të disponueshme deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














